Vdiq ish-ushtari i UÇK-së, Haradinaj ngushëllon familjarët

Rexhep Ahmeti do të mbahet mend si luftëtar i dalluar

Pas një sëmundje të rëndë, dje në spitalin e Mitrovicës vdiq aktivisti dhe profesori i Sociologjisë, Rexhep Ahmeti.

Ahmeti ka qenë edhe ushtar i UÇK-së.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj sot përmes një shkrimi në llogarinë e tij “Facebook”, u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe bashkëluftetarëve tashmë të ndjerit Rexhep Ahmetit.

“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Rexhep Ahmeti. Ahmeti do të mbahet mend si luftëtar i dalluar i Zonës Operative të Shalës, që vazhdoi kontributin dhe angazhimin e tij edhe në liri, duke edukuar brezat të tërë. Sot ndajmë dhembjen me familjarët dhe miqtë e tij, të cilët duhet të jenë të fortë dhe krenarë që jetuan me të”, ka shkruar Haradinaj.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në kohën e ikindisë në varrezat e dëshmorëve të lirisë në Shipol të Mitrovicës./21Media

Back to top button