Vdiq këmbësori që u godit nga një veturë

Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në trafik. Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 18:25 në rrugën “Avdullah Bugari” në Rahovec. Viktima nuk ka mundur t’i shpëtoi plagëve të marra, i njëjti ka vdekur rreth orës 23:00 në spitalin e Gjakovës.
“I dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin me targa vendore kishte shkaktuar aksident duke e goditë këmbësorin – viktimën mashkull kosovar. Si pasoj e aksidentit viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës. Viktima rreth orës 23:00 në spital ka ndërruar jetë vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari, ngasësi i automjetit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.
Vetëm gjatë së martës kanë ndodhur 48 aksidente trafiku, sipas Policisë, dy ishin me fatalitet, 13 me të lënduar dhe 33 vetëm me dëme materiale./21Media

Back to top button