Vdiq këmbësori që u godit nga vetura në Podujevë

 

Një këmbësor që është goditur sonte nga një veturë në fshatin Shakovicë të Podujevës ka vdekur. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se burri V.A, 67 vjeçar nuk ka arritur t’i përballoj plagët e shkatuara nga aksidenti dhe ka vdekur.

Ahmeti ka bërë të ditur se ndihmë mjekësore ka kërkuar edhe një person.

“Rreth orës 19:30, në fshatin Shakovicë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë në Podujevë. Bazuar në informatat e fundit të pranuara nga vendi i ngjarjes tretman mjekësor ka kërkuar edhe një person tjetër (pasagjer në veturën e përfshirë në aksident).”, ka bërë të ditur tutje Ahmeti./21Media

Back to top button