Vdiq këmbësorja që u aksidentua nga motoçikleta mbrëmë në Prishtinë

Një grua me inicialet N.L 68-vjeçare ka vdekur sot në QKUK, pas u godit nga një motoçikletë të dielën në lagjen Emshir në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një postimi në “Facebook”.

“Mbrëmë në ora 20:25, kemi pranuar informatën se në lagjen Emshir në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në QKUK.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për ndriçimin e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i motoçikletës është në kërkim nga ana e policisë./21Media

Back to top button