Vdiq këngëtari Ismet Bogujevci

 

Ka vdekur sot këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ismet Bogujevci.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Rigon Bogujevci përmes një shkrimi në Facebook.

“Ju njoftojmë gjithë familjen e miqësinë se sot më 13 maj ndërroi jetë më i shtrenjti ynë. Kaluam shumë sfida bashkë babë, pusho në paqe me tingujt e muzikës tënde që kur s’kanë me u shu”, ka shkruar Rigon Bogujevci.

Ismet Bogujevci, u lind me 09.04. 1952 në Podujevë.

Aktiviteti i tij artistik, ka nisur rrugëtimin me shoqërinë kulturo-artistike ‘’Josip Rela’’ në Podujevë. Është viti 1972 kur ai hyri furishëm si këngëtar por dhe si aktor meqë shoqëria ‘’Josip Rela’’ kishte shtrirje në dy fusha permanente – muzikë dhe aktivitete teatrore – dramatike.

‘’Halili dhe Hajria’’ në rolin e Qatipit, është kjo dramë e njohur, në të cilën Bogujevci u shfaq për herë të parë në skenën e Teatrit të Podujevës. Pastaj, aty janë njohur me Avdush Hasanin, me Maliq Musën dhe shumë emra tjerë që kanë dal nga kjo shoqëri.

Bogujevci ka vazhduar aktivitetin e tij artistik – muzikor në shoqërinë ‘’Ramiz Sadiku’’ ndër vite në Prishtinë dhe rajonin ballkanik.

Jehu i tij muzikor është dëgjuar anekënd skenave ku ka frymuar muzikë popullore ndërsa ai është shquar për origjinën e këngës e sidomos për origjinalitetin intonativ dhe interpretativ. Këngët e tij do të ngelen testament monumental për kulturën e muzikës popullore dhe për vlerat e gjithëmbarshme të shoqërisë kosovare dhe asaj shqiptare.

Në vitet 80 -ta, ai së bashku me një grup artistik muzikor dhe me orkestrën popullore të Radio Televizionit të Prishtinës, me një kastë të përzgjedhur këngëtarësh, më eminentët e kohës, do të shtrijnë aktivitetin e tyre muzikor – turne brenda gjithë qyteteve Shqipërisë.

Mbresat për të janë të regjistruara kudo në gazeta, radio, ndërsa, televizionet e kanë cilësuar si njërin nga figurat qendrore të fushës përkatëse, me të cilën sot do të përcillet arkivoli i Tij ndërsa emri dhe statura e tij njerëzore, muzikore dhe kulturore, dë dëgjohet dhe kultivohet nga breza të tërë.

Të përmendim disa prej këngëve kult që u bënë himn kombëtar për skenën muzikore:

‘’Kur ta fala një tufë gërshetë’’ e interpretuar në duet me Nexhmije Pagarushën, këngë që ishte shpërblyer me vendin e parë dhe që ka mbetur e përhershme për veshët muzikor.

Bogujevci si solist muzikor ka fituar një mori çmimesh përfshirë – çmimim – mikrofoni i artë,  në akordet e Kosovës.

Që nga viti 2000, ka punuar si solist – këngëtar në ‘’Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Shota’’ ndërsa, nga viti 2012 – 2013 ishte UD – Drejtor i ‘’Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Shota’’, periudhë kjo, për gjatë së cilës, ansambli ka fituar disa çmime ndërkombëtare në festivale prestigjioze nëpër botë, përfshirë këto vende: Turqia, Italia, Bullgaria. Pra, duke ju falenderuar përkushtimit të tij, viti 2012, shenon një ndër vitet më të sukseshme të jetës artistike 50 – vjecare të AKKVSH -së, ku janë shpërblyer me dy çmime: vendi i pare: “syri i artë” në Bursa dhe vendi i dytë në Buyukçekmeçe, të Turqisë.

Repertori muzikor

Martesa jonë’’ është kënga e cila u bë vjershërim dhe adresë për të rinjët e martuar dhe të pa martuar, të cilën e ka punuar Kompozitori – Gazmend Zajmi.

Janë dhe një mori këngësh që kanë ngelur të pa harruara si:

“O moj bukuroshe”
“Ke selvitë e namazgjasë”
“Tefik Canga”
“Bajram Curr – Bajram Curr”, dhe shumë të tjera.

Ishte Anëtar i Këshillit Drejtues në AKKVSH që nga viti 2014.

Në vitin 2015, MKRS – ja do ta shpall Doajen të Ansamblit – Shota./21Media

Back to top button