Incident në ceremoninë e faljes së Fitër Bajramit, një person tentoi të vetëdigjej me benzinë

 

Besimtarët myslimanë në Shqipëri falën namazin mëngjesin e sotëm në sheshin “Skënderbej.”

Gjatës faljes së namazit, një person tentoi të vetëdigjej me benzinë në ditën e Fitër Bajramit.

Personi identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është përpjekur që të prishë ceremoninë duke thëne se “Allahu Eikber”, para se të lyhej me benzinë.

Ai është neutralizuar fillimisht nga besimtarët ndërkohë që më pas e kanë marrë forcat e policisë së shtetit, të cilat e kanë prangosur.

Sipas asaj që informon policia, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi.

40 vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1. në Tiranë, nërsa grupi hëtimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./oranews

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button