Vdiq komandati i UÇK-së, Shefqet Paçarizi

 

Ka vdekur veterani i luftës dhe komandanti i batalionit të dytë të Brigadës 122 të UÇK-së, Shefqet Paçarizi. Lajmin e ka bërë të ditur sot komuna e Malishevës përmes një shkrimi në facebook.

Shefqet Paçarizi do të varroset sot në orën 15:00, në varrezat e veteranëve në Dragobil.

“Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta te Shefqet Paçarizi

Ish Komandant i Batalionit te dytë Brigada 122 Imer Krasniqi varrimi bahet sot me dt. 16.01.2021 ne ora 15:00 ne varrezat e veteranve ne F.sh Dragobil

Ngushllime familjes dhe Shokëve!”, është shkruar në faqen zyrtare të komunës së Malishevës, në facebook./21Media

Back to top button