Kaloni te përmbajtja kryesore

Parashikimi i motit për sot

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës informoi se masat e ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e kontinentit do të jenë të qëndrueshme edhe gjatë ditëve vijuese.

Në fushat barike kemi rënie ashtu si dhe në ato termike. Kjo situatë e krijuar dhe e parashikuar meteorologjike do të kushtëzojë mot të vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me fjolla bore (kryesisht ditën e shtunë). Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button