Vdiq komediani Barry Cryer
Ka vdekur në moshën 86 vjeçare komediani, Barry Cryer.
Lajmi për vdekjen e komedianit u bë i ditur nga djali i tij.
“Ai vdiq në mënyrë paqësore, në humor të mirë dhe me familjen rreth tij”, ka bërë të ditur i njëjti.
Familjar e miq e përshkruan komedianin si një njeri me humor të mirë, shumë i dashur e që i njëjti do t’iu mungojë pa fund.
Sipas miqve, ai gjithmonë ka sjellur gjëra origjinale dhe të freskëta.
Cryer, lindi në Leeds në vitin 1935 dhe nisi karrierën e tij si interpretues, ndërkaq më vonë u shfaq në një revistë universitare.
Ai nisi të shkruante për irlandezin, Danny La Rue. Më pas, vazhdoi bashkëpunimin me David Frost, me të cilin bashkëpunuan për shumë shfaqje, përfshirë “The Frost Report”, “Frost Over England”, “Frost on Sunday” etj./21Media
