Vdiq komentatori i sportit Milaim Krasniqi

Në moshën 53 vjeçare vdiq komentatori i sportit Milaim Krasniqi.
Krasniqi në periudhën e fundit është përballur me një sëmundje të rëndë, të cilës nuk i ka mbijetuar.
Milaim Krasniqi u lind në Makoc të Prishinës më 1 qershor 1969. Studoi për gazetari dhe komunikim. Punën e gazetarit të sportit e filloi në gazetën “Bujku” në vitet ’90, ndërsa më vonë punoi në Radion “Rilindja” dhe Radion “Kosova e lirë”.
Punoi edhe në Televizionin “AA” Si prezentues i emisioneve të ndryshme. Në vitin 2001 zë punë në Radio Kosovë ku ka vazhduar të punojë deri në ditët e fundit të jetës. Gjatë kësaj periudhe ka komentuar mbi 2000 ndeshje të futbollit nga vendi i ngjarjes . Vite me radhë ishte Redaktor Përgjegjës i programit në RTK-Radio Kosovë dhe kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës.