KFOR-i: I kemi kapacitetet për të ofruar siguri

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka kërkuar që të ndalen shfaqjet provokuese të forcës në veri të Kosovës, teksa ka shtuar që ka kapacitetet e mjaftueshme për të ofruar siguri.
Në një reagim në Twitter KFOR-i ka thënë se, “KFOR-i ka kapacitetet dhe personelin për të ofruar siguri dhe ambient të sigurët e lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet nën mandatin tonë që buron nga rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara”.
“Presim që të gjithë akterët të koordinohen ngushtë me KFOR-in dhe të përmbahen nga shfaqja provokuese e forcës, që të ofrohet siguri për të gjitha komunitetet. Nxisim të gjitha palëve të angazhohen për të mundësuar siguri dhe lëvizje të lirë në Kosovë. KFOR-i do ta vazhdojë përmbushjen e mandatit të vet për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të synohen nëpërmjet dialogut”, thuhet në reagimin e KFOR-ut në Twitter./21Media