Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq kompozitori grek Mikis Theodorakis

Ka vdekur në moshën 96 – vjeçare një nga personalitetet më të rëndësishme dhe më të përfolura të Greqisë modern, Mikis Theodorakis.
Kompozitor, tekstshkrues, poet, politikan dhe aktivist për jetën dhe demokracinë, Mikis përfaqëson historinë e Greqisë moderne.
Si politikan ai ishte ministër dhe katër herë anëtar i parlamentit grek, në të njëjtën kohë ishte aktivist, i nderuar me Çmimin e Paqes Lenin në 1983.
Mikis Theodorakis ka kompozuar melodinë më të njohur greke, sirtaki “Zorbas” (1964), bazuar në muzikën tradicionale të Kretës.
Kompozimet e tij janë interpretuar nga artistë me famë botërore si Beatles, Shirley Basei, Joan Baez dhe Edith Piaf.
Ai ka shkruar muzikë për filma të mirënjohur si Phaedra (1962), Alexis Zorbas (1964), “Z” (1969) dhe “Serpiko” (1973).
Në vitin 1970, iu dha Çmimi BAFTA për Muzikë Origjinale në filmin “Z”, ndërsa u nominua në të njëjtën kategori në 1974 për filmin “Gjendja e Rrethimit” dhe në 1975 për filmin “Serpico”.
Ai gjithashtu u nominua për çmimin Grammy në vitin 1966 dhe në vitin 1975 për temën muzikore të filmave “Zorbas” dhe “Serpico”.
Vepra e tij më e rëndësishme është poezia melodike me tekste nga poezi nga poetë fitues të çmimeve me origjinë greke dhe të huaj, si Giannis Ritsos (Çmimi i Paqes Lenin 1976), George Seferis (Nobel 1963), Pablo Neruda (Nobel 1971) ndërsa, në vitin 2000 u nominua për Çmimin Nobel për Paqe.
Në vitin 1953 u martua me Myrto Altinoglou (çifti kishte dy fëmijë, George dhe Margarita)./OraNews.tv

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button