Vdiq kornisti i parë i Filharmonisë së Kosovës, Bledar Bujupi

Ka vdekur në moshën 31 vjeçare kornisiti i Filharominsë së Kosvës, Bledar Bujupi.
Siç njofton Filharmonia e Kosovës përmes një postimi në Facebook, Bujupi vdiq dje (22 gusht 2022) papritmas.
“Ndarja e parakohshme e kolegut Bledar Bujupi është humbje e madhe, jo vetëm për Filharmoninë e Kosovës por edhe për skenën e muzikës klasike në vend. Për detaje rreth mbledhjes komemorative në nderim të kornistit Bledar Bujupi, do të njoftoheni me kohë.”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Filharmonisë.
Në bigrafinë e tij të publikuar nga Filharmonia e Kosovës, bëhet e ditur se Bujupi u lind më 05.11.1990, Bujupi ishte kornist i parë i Orkestrës. Shkollimin e mesëm e kreu në Prishtinë (Klasa: B. Gashi) ndërsa atë universitar në Fakultetin e Arteve – Dega e Artit Muzikor në Universitetin e Prishtinës (Klasa: A. Goshev dhe A. Canaj). Ka punuar edhe me instrumentistë të njohur ndërkombëtar si: Guido Curti (Itali), Gregory Jones (SHBA), Premysl Vojta (Çeki) etj. Që nga viti 2012 ishte anëtar i Filharmonisë së Kosovës. Krahas aktivitetit me orkestrën filharmonike, Bujupi ishte edhe anëtar i Orkestrës Frymore të FSK-së dhe anëtar i kuintetit të tunxhit “Prishtina Brass”. Ka realizuar koncerte recitale dhe ishte pjesëmarrës në formacione orkestrale si “Albanian Youth Orchestra” dhe “Kosovo Youth Orchestra”./21Media
 

Back to top button