Vdiq kryetari i OVL UÇK-së, dega në Sharr

Ka vdekur Veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës njëherësh kryetari i OVL UÇK-së dega në Sharr, Qerkin Krasniqi.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

“Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së i shprehim ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve, shokëve e miqve. Varrimi i të ndjerit bëhet sot, 12.12.2023, ora 14:00, në fshatin Buqe të komunës së Sharrit (Dragashit).”, ka shkruar Klinaku./21Media

Back to top button