Vdiq legjenda e Barcelonës

Legjenda e Barcelonës dhe ish-kapiteni, Josep Maria Fuste ka vdekur në moshën 82 vjeçare, dhe lajmin e ka konfirmuar vetë klubi katalunas.

Fuste ishte te Barcelona që nga mosha 12 vjeçare, ndërsa arriti të bëjë 406 paraqitje për klubin mes viteve 1960 dhe 1972, duke shënuar 117 gola.

Gjiganti i La Ligas e dha lajmin e hidhur në Twitter, ku e shfrytëzoi rastin që ta nderoj ish-mesfushorin e tij.

“Josep Maria Fuste, i cili bëri 406 paraqitje për klubin dhe shënoi 117 gola ndërsa u paraqit për Barcelonën nga viti 1962 deri më 1972, ka ndërruar jetë. Tifozët e Barçës gjithandej do të kujtojnë gjithmonë. Prehu në paqe”, shkruante në postimin e Barcelonës.

Gjatë kohës së tij me Barcelonën, Fuste fitoi tre medalje të Copa del Rey dhe Fairs Cup në vitin 1966. Fuste do të vazhdonte gjithashtu të ishte kapiten i klubit të tij të fëmijërisë përpara se të pensionohej te skuadra e Hercules.

Back to top button