Vdiq Merita Mihovci, arkiktete në Komunën e Prishtinës

Ka vdekur Merita Mihovci, arkitekte në Komunën e Prishtinës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka ngushëlluar familjen Mihovci, duke thënë se janë kolektivisht të pikëlluar.

“Jemi kolektivisht të pikëlluar për humbjen e koleges sonë – Arkitektes Merita Mihovci. Merita ishte anëtare e çmuar e Drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe e qytetit tonë. Kontributi i saj në Kryeqytet në projekte të panumërta publike, dhe përkushtimi i saj ndaj shërbimit publik, do të na mungojë të gjithëve”, ka thënë ai.

Rama ka shkruar tutje se “qëndrimi i saj pozitiv, gatishmëria për të ndihmuar dhe buzëqeshja e saj do të na mungojnë të gjithëve”.

“I shprehim ngushëllimet tona më të thella e të sinqerta familjes, e të gjithë atyre që e njohën dhe e donin Meritën”, ka shkruar Rama./21Media

Back to top button