Vdiq mjeku kosovar, ishte specialist i mjekësisë familjare

Sot ka ndërruar jetë specialist i mjekësisë familjare, Ylber Murati. Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se Ferizaj dhe shëndetësia sot janë në zi.
Aliu e ka vlerësuar kontributin e doktorit tanimë të ndjerë.
“Ferizaj dhe shëndetësia janë në zi. Nga ne u nda, duke na dhënë përgjithmonë lamtumirën, një kuadër i çmuar shëndetësor, i palodhur në misionin e tij fisnik e human, energjiplotë e pozitiv edhe në ditët kur sëmundja e sfidoi egërsisht, u nda nga ne prindi shembullor e qytetari i dalluar ferizajas, urtaku që bardhësinë e shpirtit e shkriu në veprën e tij humane. Sot, Ferizaj është më i varfër, pa mjekun e dashur nga ferizajasit e më gjerë. Lamtumirë miku im i çmuar, Dr. Ylber Murati!”, ka shkruar Aliu, ndërsa iu ka shprehur ngushëllime familjes Murati, kolegëve nga komuniteti shëndetësor, miqve e të njohurve të të ndjerit.
“U prehtë në paqe e parajsën e pakufishme, shpirti i tij i bardhë!”, ka përfunduar ai./21Media

Back to top button