Vdiq Murat Jashari

 

Murat Jashari, i dënuar për tentativë vrasjeje ndaj Azem Vllasit, ka vdekur sot.

Lajmin e ka bërë të ditur avokatja, Fehmije Gashi-Bytyqi, përmes një shkrimi në Facebook.

Ajo ka treguar se Jashari ka vdekur në QKUK derisa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tij.

Ndaj dhembjen me familjen Jashari nga Kumanova, dhe jam tejet e pikëlluar që Murati për katër vite qëndroi në paraburgim pa pasur mundësi të ishte me familjen e tij”, ka shkruar Gashi-Bytyqi./21Media

 

Back to top button