Vdiq në moshën 32 vjeçare komediani i njohur

Komediani kanadez Nick Nemeroff ka vdekur në moshën 32-vjeçare.
Lajmi për vdekjen e papritur të aktorit u konfirmua nga familja e tij të hënën në mbrëmje.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së aktorit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nick Nemeroff (@nicknemeroff)

Në një deklaratë në faqen e Instagramit të Nemeroff shkruhej: “Me pikëllim të thellë njoftojmë pët vdekjen e papritur të vëllait tonë të dashur Nick”.

“Përkushtimi i Nick për komedinë ishte i jashtëzakonshëm dhe dha rezultate të mahnitshme. Ai mori brohoritje në Kanada dhe SHBA, duke u bërë njëkohësisht një ‘komik’ dhe një hit i turmave që ishin të apasionuar pas kadencës së tij unike. Nëse Nick do të ishte në një shfaqje humori, ai ishte i garantuar të largohej me fansa të rinj. Dhe ai e meritonte këtë, sepse komedia ishte, në shumë mënyra, jeta e tij. Nick e jetoi jetën ashtu siç deshi, dhe kjo është ajo për të cilën do të kujtohet. Prehu në paqe Nick. Të duam”, thuhet në shkrimin në Instagram./21Media

Back to top button