“A ke interesa direkte”, përplasje mes Mujës e Shalës në Komisionin për Ekonomi
Deputetët e pozitës dhe opozitës janë përplasur në Komisionin për Ekonomi për investitorët strategjikë në Kosovë.
Derisa kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala ka kritikuar ministren e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari për vonimin dhe stërzgjatje 2-vjeçare të shqyrtimit të 44 aplikacioneve për statusin e investitorit strategjik, deputeti nga VV, Armend Muja ka akuzuar kryetarin Shala se ka interesa të ngushta familjare me kompaninë garuese e ashtuquajtur “Mexikoluma”.
Për këtë, deputeti Shala ka thënë se kjo është shpifje dhe tentativa për të devijuar raportimin e ministres Hajdari.
Shala ka kërkuar përgjigje nga ministrja se përse po kërkon MINT-i garanci shtesë për kompaninë “Kosmonte Foods”, kur dihet sipas tij, pushteti aktual ka mbështetur këtë kompani për të fituar statusin e investitorit strategjik në shkurt të këtij viti./KP
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?