Vdiq në moshën 55 vjeçare artisti, Martin Duffy

Ka vdekur në moshën 55 vjeçare artisti, Martin Duffy.
Sipas njoftimit, shkaku i vdekjes ishte një dëmtim i trurit, të cilin e pësoi pasi ka rënë nga shtëpia e tij në Brighton.
“Unë e kam njohur Martinin që kur ishte adoleshent në Felt. Ai luante tastierë në çdo album tonën nga i pari tek i fundit. Më në fund iu bashkua grupit në vitin 1991. Martin ishte një personazh shumë i veçantë. Ai kishte një dashuri dhe mirëkuptim për muzikën në një nivel të thellë shpirtëror. Muzika do të thoshte gjithçka për të”, ka shkruar një mik i tij.
Duffy lindi në Birmingham më 18 maj 1967 dhe u rrit në Rednal.
Duffy mbeti anëtar i grupit deri në ndarjen e tyre në 1989 – kur Lawrence tha se kishte përmbushur qëllimin e tij për të nxjerrë 10 këngë dhe 10 albume në 10 vjet.
Në ndërkohë, Duffy kishte luajtur në dy albumet e para të Primal Scream, Sonic Flower Groove të 1987-ës dhe Primal Scream të 1989-ës; ai iu bashkua grupit me kohë të plotë në fund të atij viti./21Media

Back to top button