Mehaj dekoroi me medalje e mirënjohje ushtarakët dhe zyrtarët më të dalluar të vitit 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka ndarë medalje dhe mirënjohje për ushtarakët dhe zyrtarët më të dalluar të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes gjatë vitit 2022.
Siç njoftoi ai përmes një postimi në rrjetet sociale, me medalje “Shërbim i Shquar”, të cilët janë dalluar për shërbim të shquar dhe të merituar në detyrë me përgjegjësi të lartë, dekorovi: nënkolonel Fadil Sahitin, major Remzi Bushin, major Fatmir Lamin, major Manushaqe Nurën, kapiten Arlind Bajramin, kapiten Gëzim Avdiun, toger Nuhi Pronaj, rreshter major Faton Bujupin, rreshter master, Faik Kurtishin, rreshter i klasit të parë, Astrit Bashotën, rreshter shtabor Blerim Terakun, rreshter shtabor, Naim Berishën, rreshter shtabor Nazif Latifin, rreshter Marigona Haxhiun, rreshter Arjan Zogaj, dhe ushtare e klasit të parë, Entrita Brahimin.
“Me “Mirënjohje” për kontributin e dalluar të dhënë në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive, dekorova: zv. Shefin e Kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm, Burim Abazin, zyrtarin për plane dhe analiza buxhetore, Bashkim Asllanin, shefin e sektorit për plane dhe analiza logjistike, Enver Mehmetin, zyrtaren e transformimit, modernizimit dhe standardizimit, Miradie Bajramin, ligjëruesin e QSU-së, Prof.Dr. Durim Abdullahun, zyrtaren ligjore të SHPFSK-së, Albana Çekun dhe zyrtarin e administratës të SHPFSK-së, Luan Trepçën.
Shumë urime për të gjithë e suksese edhe në të ardhmen në karrierën profesionale e institucionale! Mirënjohje e lartë për shërbimin institucional e patriotik!”, shkroi ai në Facebook./21Media

Back to top button