Vdiq në moshën 74-vjeçare këngëtari Meat Loaf

 
Këngëtari Meat Loaf, njëherësh aktori, albumi muzikor i të cilit “Bat Out of Hell” është njëri prej më të shiturve në të gjitha kohërat, ka vdekur në moshën 74 vjeçare.
Ky fitues i Grammy, emri i vërtetë i të cilit ishte Marvin Lee Aday, vdiq në praninë e gruas së tij, Deborah, dhe bijave e familjarëve të tjerë të tij. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur agjenti i Meat Loaf, Michael Greene, për revistën Deadline.
Ai nuk ka bërë të ditur shkakun e vdekjes së tij.
Albumi i Meat Loaf, “Bat Out of Hell”, me tekst dhe prodhuar nga Jim Steinman, u bë njëri prej albumeve më të shitur në histoinë e shitjes së albumeve. Nga ai vetëm në SHBA u shitën në 14 milion njësite shitjeje. Shifrat e fitimeve nga ai në botë arritën në 30 milionë.
Kjo do të thotë se albumi “Bat Out of Hell” arriti sukses edhe në botë, dhe në toplistën e albumeve në Britani të Madhe u vlerësua për 10 vjet radhazi. Ai mbetet në mesin e 20 albumeve më të mira të të gjitha kohërave.
Meat Loaf dhe Steinman bashkëpunuan edhe në albumin e vitit 1993 “Bat Out of Hell II: Back Into Hell”, i cili u shit në më shumë se 5 milionë njësite shitjeje vetëm në SHBA. Kënga e tij nga ky album, “I’d Do Anything for Love (But I Won’t Do That)”, ka kryesuar për pesë vite listën e këngëve në SHBA dhe Britani, duke u bërë kështu hiti më i madh i Meat Loaf. Ky këngëtar falë kësaj kënge u nderua me çmimin Grammy për performancën më të mirë Rok.
Meat Loaf, në përgjithësi në botë arriti të shesë mbi 100 milionë albume.
Sa i përket jetës së tij në fusha të tjera, ai para se të bëhej këngëtar, ishte lojtar futbolli. Më pas, kah fundi i viteve të 60-ta filloi si aktor në skenë. Ai u paraqit me rol në mjuziklin e Broduejit Hair, ndërkaq në vitin 1975 u kthye në skenë me një rol të madh, atë të Eddie, në mjuziklin “The Rocky Horror Show”.
Meat Loaf u paraqit edhe me role të tjera, si në “Rockabye Hamlet”. E në vitet 2017-18 u paraqit me rol edhe në serinë “Ghost Wars”.
Vitin e kaluar, Meat Loaf bëri marrëveshje për zhvillimin e një projekti dedikuar disa garave, bazuar në këngën “I’d Do Anything for Love (But I Won’t Do That)”. Pjesëmarrësit patën shansin të garojnë në lojëra të ndryshme, përfshirë këtu pika humoristike, bazuar në atë se si mund të kenë besim në njëri-tjetrin. Në studio u interpretuan edhe këngë klasike, hite, të cilat i interpretuan artiste të njohur por edhe të rinj.
Meat Loaf, pas vetës la një trashëgimi të pasur kulturore./21Media

Back to top button