Vdiq në moshën 75-vjeçare kameramani, Aziz Krasniqi

Në moshën 75 vjeçare ka vdekur kameramani i Radio Prishtinës, Aziz Krasniqi. Këtë e ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK përmes një postimi në Facebook.

“Telegram ngushëllimi për vdekjen e kameramanit Aziz Krasniqi Ka vdekur në moshën 75-vjeçare kameramani i njohur i Radio Prishtinës, Aziz Krasniqi. I lindur më 22 korrik 1949, Krasniqi pati një karrierë të gjatë e të përkushtuar në fushën e medias. Ai kishte kontribuar në dokumentimin e ngjarjeve historike për dekada, duke qenë pjesë e rëndësishme e transmetimeve televizive dhe radiove të Kosovës. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka ngjallur dhimbje dhe pikëllim të madh te familja, miqtë dhe kolegët, të cilët kujtojnë me respekt punën dhe pasionin e tij për profesionin. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij”, ka shkruar AGK.

Krasniqi ka pasur një karrierë të gjatë e të përkushtuar në fushën e medias, ai gjithashtu kishte kontribuar në dokumentimin e ngjarjeve historike për dekada, duke qenë pjesë e rëndësishme e transmetimeve televizive dhe radiove të Kosovës. /21Media

Back to top button