Vdiq në QKUK gruaja që u aksidentua ditë më parë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Ka vdekur të shtunën në QKUK një grua – shtetase e Shqipërisë, e cila ishte aksidentuar më 4 qershor në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Viktima po trajtohej në QKUK.
“Më 10.06.2023 si pasoj e lëndimeve të marra në aksident, gjersa ishte në tretman mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër shqiptare shtetase e Shqipërisë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve të viktimës./21Media