Vdiq në QKUK i riu i dytë nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës

Ka vdekur në QKUK edhe i riu i dytë nga vetaksidenti që ndodhi më 2 korrik në fshatin Treboviq të Pejës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“I njëjti ka ndërruar jetë sot në QKUK si pasojë e plagëve të marra në aksident,” tha Gashi.

Gashi konfirmoi se viktima është i lindur në vitin 2009. /21Media

Back to top button