Humb jetën një i mitur në një aksident në Pejë, lëndohen dy të tjerë

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku i cili ka nodhur në orën sot rreth orës 00:02 në fshatin Treboviq-Pejё, njoftoi Policia e Kosovës.
Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor.
(NJRKRR).Deri te ky vetaksident dyshohet se ka ardhur, deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Trestenik, me tё arritur nё fshatin Treboviq-Pejё, duke mos ju përshtatur kushteve tё rrugёs dhe shpejtёsisё, humb kontrollim mbi automjet dhe godet njё shtyllё tё betonit.
Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjёs, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёsa dy tё lënduarit tjerё janё dёrguar mё autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve janё dёrguar nё QKUK-Prishtinё, viktima dhe tё lënduarit janё persona tё mitur.”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjorenë Prishtinë, për Obduksion, rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit e aksidenteve NJRKRR-DRP./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?