Vdiq në QKUK një i paraburgosur
17 Gusht 2020
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot rreth orës 16:00 në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i paraburgosuri me inicialet B. Ç, viti i lindjes 1958.
“I paraburgosuri, rreth orës 13:20 me rekomandim të mjekut të Qendrës se Paraburgimit Prishtinë, është dërguar në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së, ku për kundër ofrimit të ndihmës mjekësor ka ndërruar jetë.”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Sipas njoftimit, ai ishte i dyshuar për veprën penale; vrasje e rëndë.
“Nga organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes.”, njofton Shërbimi Korrektues./21Media