Pasnesër mbyllet një segment i rrugës “Agim Ramadani” në kryeqytet

 

Komuna e Prishtinës njofton se rruga “Agim Ramadani”, segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Karl Gega” deri te udhëkryqi i rrugës “Ekrem Qabej”, do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut pasnesër (19 gusht), prej orës 08:00 – 12:00.

Sipas njoftimit të komunës, në këtë kohë do të kryhen punimet në asfaltimin e këtij aksi rrugor./21Media

Back to top button