Vdiq në QKUK pas një aksidenti

 

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve që kishe pësuar në një aksident trafiku në Prishtinë.

Në bazë të njoftimit të policisë, aksidenti kishte ndodhur më 23 janar rreth orës 17:17, ndërsa pasditen e djeshme është raportuar se viktima ka vdekur.

“Me datën 03.02.2021 ora 15:15 është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte ndërruar jetë i cili kishte qenë duke marr tretman mjekësor në repartin e kujdesit intensiv në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

Back to top button