Vdiq nëna e Bajram Kosumit

Varrimi i të ndjerës bëhet në orën 15:00

Në moshën 94 vjeçare ka vdekur nëna e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Kosumit, Shaha Krasniqi-Kosumi.

Rektori i Universitetit të Gjilanit dhe njëherësh profesor në Universitetin e Prishtinës, Bajram Kosumi sot përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se nëna e tij asnjëherë s’u dorëzua përballë sfidave dhe vuajtjeve.

“Sot ndaj nje lajm te hidhur me ju: ne mengjesin e sotem, 12 janar 2020, me vdiq nena ime, Shaha Krasniqi-Kosumi (1926-2020). Ajo na rriti e na edukoj, dy vajza e pese djem, vuajti nga ndjekjet, burgimet e lufterat shqiptare, po kurre nuk u dorezua dhe gjithmone na motivoi per liri. Pusho tash e qete Nana ime!”, ka shkruar Kosumi.

Varrimi i të ndjerës bëhet sot në orën 15:00 në fshatin Koretin të Kamenicës.

Kosumi ishte në mesin e drejtuesve të demonstratave të vitit 1981 kundër Jugosllavisë. Ai në atë kohë ishte dënuar me 15 vjet burgim/21Media

Back to top button