Vdiq nga Covid-19 një lehonë nga Vitia

Sot ka vdekur një grua lehonë e moshës 26 vjeçare nga komuna e Vitisë, e cila ka qenë e prekur me Covid-19.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar mjeku në Klinikën e Mjekimit Intensiv në QKUK, Gazmend Spahija, i cili ka informuar se 26 vjeçares më 3 shtator i është konfirmuar rezultati pozitiv.
“Po, me daten 03.09 eshte konfirmuar testi pozitiv, ka nderruar jete ne oren 02:30 pas mesnates, te dates 05.09.”, ka bërë të ditur Spahija për rtv21.tv
Ndryshe, kjo është gruaja e gjashtë, e infektuar me Covid-19 që ka vdekur brenda pak ditësh në Kosovë./21Media

Back to top button