Vdiq nga COVID-19 një polic i Kosovës

 

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka humbur betejën me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunë së Podujevës, Nexhmi Rudari.

“Me pikëllim mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Hakif Hodollit, njeriut të urtë, e të hareshëm. Hakifi i sherbeu me nder e përkushtim vendit të tij në secilën rrethanë të kohës.  Hakifi ishte pjesëtar i respektuar i Policisë së Kosovës e që sot fatkeqësisht humbi betejën ndaj COVID-19”, ka shkruar Rudari në Facebook.

Rudari ka ngushëlluar familjen e Hakif Hodollit.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hodolli, miqtë dhe kolegët e tij.  Shpirti i tij u prehtë në paqe”.

Me pikëllim mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Hakif Hodollit, njeriut të urtë, e të hareshëm. Hakifi i…

Posted by Nexhmi Rudari on Wednesday, 19 August 2020

 

Back to top button