Vdiq një 15-vjeçar në Mitrovicë, dyshohet se ra nga një ndërtesë

Një 15-vjeçar ka vdekur sot rreth orës 13:00 rrugën “Luan Haradinaj”, në Mitrovicë.
Zëdhënësi i Policsë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për portalin rtv21.tv ka thënë se viktima B.S ka rënë nga një ndërtesë.
Ai ka thënë se hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për ndriçimin e rrethanave të rastit.
Me urdhër prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjëksësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media