​Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Policia ka bërë të ditur senë fshatin Rakaj të Ferizajt, kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës A.SH (M/K) i moshës 22 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’ me dënim burgimi prej 2 vite e 6 muaj.
“Sot, në ora 14:00 në rrugën ‘’Hani i Ri’’ në fshatin Rakaj të Ferizajt, policët e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës A.SH (M/K) i moshës 22 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’ me dënim burgimi prej 2 vite e 6 muaj. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button