Vdiq një 17-vjeçare nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Klinikën e Sëmundjeve Ngjitëse në Maqedoninë e Veriut sot në mëngjes ndërroi jetë një paciente 17-vjeçare nga Sopotnica, Demir Hisar.
Vajza e re kishte sëmundje kronike dhe nuk ishte e vaksinuar. Problemet shëndetësore kishin filluar 9 ditë para se të hospitalizohet në Klinikën Infektive në Shkup. Dje në mënyrë dramatike i janë përkeqësuar parametrat vitale, që ka rezultuar me probleme me zemrën dhe mushkëritë./TV21

Back to top button