Vdiq një 2 vjeçar, ishte i infektuar me Covid-19, ka pasur edhe sëmundje të rënda

 
Një fëmijë 2 vjeçar ka vdekur në Klinikën e Shkupit, edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve për t’ia shpëtuar jetën, informoi këtë pasdite Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, nga ku shtojnë se bëhet fjalë për një fëmijë që vuante nga sëmundje të rënda.
Pacienti para një viti u ishte nënshtruar disa operacioneve kirurgjike. Para 5 ditëve, 15 minuta para mesnatës ishte çuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në gjendje të dehidruar, transmeton TV21.
Për shkak të gjendjes kritike, mjekët menjëherë kanë filluar me trajtim intensiv. Analizat laboratorike kanë treguar se bëhet fjalë për anemi dhe përkeqësim të parametrave si pasojë e sëmundjeve nga të cilat vuante. Edhe përkundër terapisë që e ka marrë, gjendja e fëmijës u përkeqësua. Për shkak të protokolleve Covid, pacientit i ishte bërë test që kishte rezultuar pozitiv me virusin korona./21Media

Back to top button