Vdiq një 23-vjeçar si pasojë e përplasjes së një veture me një motor
Një 23 vjeçar vdiq sonte si pasojë e një aksidenti që ndodhi në aksin e vjetër Mamurras -Fushë Krujë, në afërsi të një karburanti në Mamurras.
Mjeti tip “Nissan” me drejtues shtetasin E.Q., u përplas me motorin me drejtues shtetasin R.P., 23 vjeç, banues në Mamurras, i cili vdiq gjatë transportimit për në spitalin e Traumës, Tiranë.
Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit në ambientet e Komisariatit Kurbin për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendgjarje punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./oranews