Vdiq një 31 vjeçar në Ferizaj, dyshohet për vetëvrasje

 
Një 31 vjeçar dyshohet se është vetëvrarë mbrëmë pas mesnate në Ferizaj. Familja e viktimës e ka dërguar trupin e pajetë në Emergjencën e Ferizajt.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.
“Sot, datë 17/02/2022 në orët e para të mëngjesit rreth orës 00:10 Policia ka pranuar një informacion se në Emergjencën e Ferizajt ishte sjellur një trup i pajetë nga familjarët e viktimës. Ekipet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Viktima është mashkull i moshës 31 vjeçar. Dyshohet për vetëvrasje”, ka njoftuar Veseli.
Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për procedura tjera hetimore./21Media

Back to top button