Vdiq një 35-vjeçar në spital, kishte plagë në kokë

Dyshohet se viktima ishte goditur me mjete të forta

Një 35-vjeçar ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas informacioneve të para viktima është A.Gj nga Zallbastari.

Mësohet se A. Gj është gjetur pa ndjenja në rrugë dhe është transportuar për në spital ku më pas ka ndërruar jetë.

Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (24 janar), ndërsa dyshohet se viktima është goditur me mjete të forta në kokë.

Burime nga policia thonë se 35-vjeçari A. Gj është hedhur nga një lartësi, por ende nuk dihen detajet e ngjarjes.

Po punohët për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së 35-vjeçarit./oranews

Back to top button