Vdiq një 41-vjeçar në Spitalin e Prizrenit

Një 41-vjeçar ka vdekur sot në spitalin e Prizrenit.
Ai po trajtohej në spital që nga 7 janari.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, toger Shaqir Bytyqi
“Sot rreth orës 07:15 nga Spitali Rajonal i Prizrenit kemi marrë informatë se në repartin intenziv një person ka ndërruar jetë, sipas mjekeve, viktima A.S. mashkull, 41 vjeçar, nga fshati Romaj-Has. Viktima ishte pranuar në spital më datën 07.01.2023 , sot më datë 11.01.2023 rreth orës 06:42 është konstatuar vdekja e tij”, ka thënë Bytyqi.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia me hetuesit përgjegjës, të cilët i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i dorëzohet familjarëve./21Media

Back to top button