Spitali i Pejës do të monitorohet në kohë reale nga kamerat

Spitali i Përgjithshëm në Pejë në kuadër të shtimit të masave të sigurisë brenda hapësirave të spitalit, ka njoftuar se kanë funksionalizuar dhomën për monitorimin e kamerave të sigurisë në kohë reale.
Në njoftim bëhet e ditur se realizimi i këtij projekti në tërësi është kryer nga punëtorët e spitalit dhe nuk ka pasur asnjë implikim buxhetor.
“Me këtë sistem synojmë që të rrisim sigurinë brenda dhe jashtë hapësirave të spitalit, ku në kohë reale do të monitorohen hapësirat nga një punëtor i caktuar enkas për këtë detyrë”, thuhet në njoftimin nga Spitali i Përgjithshëmi Pejës.
Tutje, theksohet se investimet në siguri i shohin tejet të rëndësishme duke u nisur nga fakti që Spitali i Pejës ka frekuentim të madh. “Në këtë drejtim gjatë këtij viti synojmë që të investojmë në sistemin e kamerave (moderne) ku do synojmë mbulueshmërinë 100 % të hapësirave brenda dhe jasht spitalit!”, bëhet e ditur në njoftimin e Spitalit të Pejës në Facebook./21Media

Back to top button