Vdiq një 51-vjeçar në Prizren, ra nga objekti ku punonte

Sot rreth orës 12:20 në lagjen në Prizren, një 51-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve që ka marrë në vendin e tij të punës.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar togeri i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se viktima kishte qenë duke kryer punë fizike.
Sipas Bytyqit, i ndjeri ka rënë nga një lartësi, teksa vdekjen e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes menjëherë pasi ka ndodhur rasti.
“Sot rreth orës 12:20 është raportuar se një puntor i ndërtimtaris(51 vjeçar) derisa ka qenë duke punuar në një objekt ka rënë nga objekti. Mjeku i ekipit të emergjencës kur kanë mberri në vend ngjarje e ka konstatuar vdekjen”, ka thënë ai.
Ai tha se Policia është marr me rastin. Ndërsa, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për egzaminim nga specialistët e mjekësis ligjore./21Media

Back to top button