Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq një 62 vjeçar në Prizren, deklarohet policia

Një person me inicialet A.P., 62 vjeçar është raportuar të ketë kryer vetëvrasje në Prizren.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfimuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Viktima sipas Bytyqit është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit ku edhe më pas ka vdekur.

“Më datë 20.07.2025, rreth orës 11:15 policia ka pranuar informacionin se në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit është dërguar një person mashkull, A.P., 62 vjeç, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Përkundër përpjekjeve mjekësore, është konstatuar vdekja e tij. Njësitet policore, hetuesit dhe teknika kriminalistike kanë dalë në vendin e ngjarjes në lagjen Tusus të Prizrenit, ku sipas dëshmive fillestare dyshohet për vetëvrasje me armë personale. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML. Hetimet janë në zhvillim nga Sektori Rajonal i Hetimeve”, ka thënë Bytyqi. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button