Vdiq një 62 vjeçar si pasojë e përplasjes së motorit me një veturë

Si pasojë e një aksident trafiku Shkodër – Vau i Dejës ka ndërruar jetë një 62 vjeçar nga Bushati.
“Rreth orës 11:20, mjeti me drejtues shtetasin S. J., 28 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. Z., 62 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, Bushat. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi Sh. Z”, bëhet e ditur nga policia.
Drejtuesi i automjetit S.J, është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme, shkruan ora news.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Back to top button