Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq një burrë derisa ishte duke punuar në një objekt banesor në Prishtinë

Një punonjës ka humbur jetën derisa po punonte në një objekt banesor në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugën “Gucia” në Prishtinë të shtunën rreth orës 16:30.

“Rr. Gucia, Prishtinë 09.11.2024-16:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka qenë duke punuar në një objekt banesor. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button