Vdiq një burrë në Malishevë, Policia nis hetimet
Mbrëmë është raportuar se në emergjencën e Malishevës nga familjarët është dërguar pa shenja jete një burrë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Rasti ka ndodhur rreth orës 23:40 në Malishevë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Ndërsa, Policia rasti e ka cilësuar si “hetim i vdekjes”./21Media