Vdiq një djalë në Prizren, iu keqësua gjendja derisa po luante futboll
Një djalë ka vdekur dje në spitalin e Prizrenit. Policia njofton se gjendja e tij shëndetësore u keqësua teksa ishte duke luajtur futboll.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
“Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke luajtur futboll, i është keqësuar gjendja shëndetësore. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./21Media