Vdiq një e mitur, policia e konisderon vdekje të dyshimtë

 

Policia e Kosovës, vdekjen e një vajze të mitur në Prishtinë po e konsideron si vdekje të dyshimtë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, për portalin rtv21.tv tha se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin. Tuje ajo tregoi seme urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion

“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë është hapur një rast Vdekje e dyshimtë. Viktimë në këtë rast është një femër (e mitur).
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, ndërkohë që me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti. /21Media

Back to top button