Vdiq një fëmijë në Fushë Kosovë, u aksidentua në oborrin e shtëpisë

Një fëmijë është aksidentuar për vdekje në oborrin e shtëpisë së tij, pasditen e së martës në Fushë-Kosovë.

Rastin për për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 16:00, policia ka pranuar informatën se fëmija i lënduar është dërguar në QKUK, ku edhe është konstatuar vdekja e tij. Viktima dyshohet të jetë aksidentuar në oborrin e shtëpisë në “Lagja 28″ në Fushë Kosovë”, ka njoftuar Borovci.

Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button